Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale.

Amber u shpreh se si ka ardhur ky vendim i saj, teksa zbulon se reagimi i familjes ka qenë shumë i ashpër.

“Ata më thonin se po ndryshova nuk do të isha më pjesë e familjes. Unë kur bëra ndryshimet jam shkëputur nga familja ime tre vite, por pa e pohuar dhe insistuar për të më pranuar. Mora rrugën time dhe vendimin tim për tu bërë kjo që jam. Para se të filloja të ndërhyja në trupin tim kam bërë një telefonatë me familjen time dhe ata në mënyrë kategorike nuk e pranonin.

Prisja të reagonte keq gjinia mashkullore, por në të vërtetë reagoi keq gjinia femërore. Katër vëllezërit nuk reaguan ashtu, mami dhe motra nuk e pranuan. Mami është detyruar të mbajë këtë qëndrim ndoshta nga motra ose opinioni në Vlorë. Babai një vit pasi unë ndryshova ndërroi jetë, jam shumë e lumtur që kam pasur një baba të tillë. Kam vënë kokën në gjoksin e tij dhe më ka thënë ti je fëmija im, kushdo që të jesh ti je fëmija im, më tha që kurrë nuk kam kërkuar të të largoj nga vetja.

Babai ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë dhe unë nuk kam qenë pjesë e varrim të babit tim, për shkak të ndryshimit që kisha bërë. Pash reagimin e të afërmve të tillë që nuk e pohuan as po as jo, unë kam qenë në Itali atë periudhë.

Për të mos i vënë në siklet dhe për të mos bërë debate vendosa të mos shkoja. Më ka mbetur peng që nuk e përcolla dot. Një javë pasi babai u varros unë kam shkuar tek varri dhe kam qarë e vetme. I kam thënë më fal që nuk të përcolla. Pasi ka folur me mua ka mbyllur sytë”, u shpreh Amber.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta