“Ndihesha ndryshe që në fëmijëri”/ Amber në “S’e Luan Topi”: Nuk kam dashur ta lëndoj familjen time

17/05/2025 21:24

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka folur rreth fëmijërisë së saj në “Goca dhe Gra”.

Ajo u shpreh se është ndjerë vajzë që në fëmijëri, e më pas ka ardhur ndryshimi i gjinisë.

“Të rritesh si artist është një gjë shumë e madhe. Unë ndihesha ndryshe. Jam ndjerë ndryshe për faktin se gjithmonë isha një femër brenda vetes, është shumë e dhimbshme ta mendosh dhe përjetosh që ti nuk e gëzon dot të drejtën për të qenë një femër. Detyrimisht për sytë e njerëzve detyrohesh të bësh veprime çunash.

Një femër dhe një vajzë nuk e bën fustani, por femiliteti. Unë e kisha këtë, nuk e fshihja dot. Më paragjykonin, kam qenë një ndër të parat që kam thyer akullin dhe e kam bërë. Më dhemb pjesa pse nuk e bëra këtë ndryshim më parë.

Grupit tim të shoqërisë ia kisha thënë, ata që ishin të emancipuar më donin dhe pranonin. Unë nuk ia kam pohuar kurrë me gojë familjes sime. Absolutisht familjen time nuk kam dashur ta lëndoj dhe vë në pozita të vështira. Ndërsa unë isha ashtu siç isha, ky nuk ishte faji i familjes dhe as i imi”, tha Amber.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta