
Në Tiranë presidenti Francës Emanuel Macron vizitoi qendrën TUMO ku Franca do të ndihmojë në krijimin e një shkolle inovacioni.
Në ditën e tij të dytë në Tiranë Presidentin e Francës Emmanuel Macron, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin Edi Rama e më pas u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim e turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama presidenti Francës e nisi me këtë koment për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-s.
“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mbani axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet”, tha Macron.
Kryeministri Rama u ndal në avancimin e bashkëpunimit ekonomik Francë Shqipëri.
“Duam ta fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do të shikojmë më tutje se si mund të materializohet përfshirja”, u shpreh Rama.
Shqetësimin e mos arritjes të një armëpushimi në Ukrainë që mbërriti dje nga Tirana në telefonin e presidentit Trump, presidenti Macron e risolli në këtë konferencë për shtyp.
“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Macron.
Macron nga Tirana u angazhua për të çuar përpara dialogun që është ndaluar mes Prishtinës dhe Beograd.
Top Channel