“Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ duhet të kishte marrë 6 mandate”, Lapaj bën thirrje: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17/05/2025 19:56

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lapaj ka falënderuar çdokënd që ka mbështetur koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” me votë.

Më tej ai fajëson sistemin elektoral, ku shprehet se koalicioni ku ai është pjesë, duhet të kishte marrë të pkatën 6 mandate.

“Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).

Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).

Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.

Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!

Nuk ka kthim pas!”, shprehet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta