Izraeli nis një tjetër ofensivë në Gaza, Hamasi: Kemi filluar bisedimet e reja për paqe

17/05/2025 16:34

Hamasi thotë se është hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa orë pasi Izraeli nisi një tjetër ofensivë.

Taher al-Nounou, një këshilltar i kreut të Hamasit, tha për BBC se një raund i ri negociatash ka filluar sot zyrtarisht në Doha.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se negociatorët e Hamasit po ktheheshin në bisedime indirekte në Katar për të kërkuar një marrëveshje për pengjet.

Kjo erdhi pasi ushtria izraelite tha në llogarinë e në X se trupat ishin mobilizuar për “Operacionin Karrocat e Gideonit” për të pushtuar “zonat strategjike” të Gazës dhe për të liruar pengjet.

Gazeta “Times of Israel” tha se “Qerret e Gideonit”, një referencë për një luftëtar biblik, do të shihnin IDF-në të merrte dhe kontrollonte territorin, të zhvendoste civilët në jug të Rripit, të sulmonte Hamasin dhe ta pengonte atë të merrte kontrollin e furnizimeve me ndihma.

Banorëve në shumë pjesë të Gazës veriore dhe qendrore u është thënë të largohen nga shtëpitë ose vendet e strehimit të tyre – një urdhër që punonjësit e ndihmës thonë se është pothuajse i pamundur sepse shumë prej tyre kanë mbetur vazhdimisht pa strehë gjatë luftës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët këtë muaj tha se Izraeli po përgatitej për një “hyrje intensive në Gaza” për të pushtuar dhe mbajtur territorin. Qeveria e tij tha se nuk do të fillonte derisa Trump të përfundojë turin në Lindjen e Mesme.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i fundit i situatës nga Izraeli mund të konsiderohet si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-të ishin “të shqetësuara” nga situata.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta