Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg për Rei Nozlli, 26 vjeçarin e arrestuar që dhunoi sekretarin e qendrës së numërimit në KZAZ 30, një incident i krijuar mbas kontestimit të një vote preferenciale të PS në zonën e Yrshekut.

Masa ndaj të riut u aprovua sipas kërkesës së prokurorisë që e akuzon për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje që në këtë rast është dhunë ndaj sekretarit të KZAZ Remzi Memedi.

Prokuroria ka pyetur palët dhe shpjegon se dhuna shpërtheu gjatë numërimit të votave preferenciale, kur  në një moment njëri nga numëruesit  ka deklaruar një votë të pavlefshme. I dyshuari Rei Nozlli sipas prokurorisë  me disa persona të tjerë kanë reaguar duke bërtitur e duke kundërshtuar vendimin e numëruesit.

Këta persona qëndruan brenda në Kzaz gjatë datës 15 maj dhe ndoqën procesin pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik shton prokuroria. Mbas identifikimit të situatës sekretari i KZAZ  Remzi Memedi që është i subjektit të PD ka ndërhyrë duke apeluar për qetësi  derisa të mblidhnin komisionin për të vlerësuar votën e kontestuar. Por menjëherë mbas pas reagimit të sekretarit Memedi , i dyshuari Nozlli ka kaluar perimetrin e sigurisë dhe e ka goditur me grushte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta