Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
17/05/2025 22:46
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se janë kryer kontrolle banesash dhe kontrolle personale me urdhër të prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.
Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar telefoni celular i Elvis Rroshit, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion zgjedhor.
Përveç Rroshit, kontrollet janë shtrirë edhe ndaj disa personave të tjerë, ku janë sekuestruar gjithsej edhe tre aparate të tjerë celularë.
Kërkesa e prokurorit të posaçëm zotit Kondili është miratuar në gjykatë nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda
Top Channel