
Nga Eduard Zaloshnja
Falë një vendimi të Ilirjan Celibashit, votat e ardhura nga Greqia u lanë mënjanë qysh nga fillimi i numërimit të votave të diasporës. Për statisticienët elektoralë, ai vendim i Celibashit ishte i mirëpritur, sepse krijoi mundësinë për të llogaritur efektin e votave nga Greqia tek mandatet e 12 qarqeve.
Dhe krahasimi statistikor i mandateve që ishin para se të fillonte numërimi i votave nga Greqia, me mandatet që rezultuan pas numërimit të tyre, tregon se votat nga Greqia nuk ndryshuan ASNJË MANDAT! Ato e bënë garën shumë interesante në Qarkun Lezhë (që u mbyll me fotofinish), por nuk e ndryshuan shpërndarjen e mandateve në qark. Votat nga Greqia e thelluan disi epërsinë e partisë së parë në disa qarqe jugore – por ajo epërsi e thellë ishte edhe pa votat nga Greqia…
Vlora ishte i vetmi qark që u ndikua nga votat e diasporës. Ato bënë që një mandat të kalonte nga PD tek PS – por ama, para se të numëroheshin votat nga Greqia! Nëse Celibashi do të kishte vendosur që edhe zarfat e ardhura nga Italia të liheshin mënjanë, ndoshta do të kishim gjetur statistikisht se mund ta kenë ato që e ndryshuan një mandat në Vlorë…
Top Channel