Nga Eduard Zaloshnja

Termi “battleground” (fushëbetejë) ka filluar të përdoret gjerësisht në Europë për rajone ku gara elektorale është shumë e fortë dhe partia e parë përcaktohet nga një përqindje fare e vogël votash. Ky term e ka orgjinën nga garat presidenciale amerikane, ku përdoret për pak shtete që përcaktojnë fituesin presidencal. (Fjala vjen, Trump rishkoi në Shtëpinë e Bardhë vetëm falë epërsisë fare të vogël në tri shtete: Wisconsin 0.8%, Michigan 1.4%, Pennsylvania 1.7%.).

Në zgjedhjet tona të 11 majit, Lezha ishte i vetmi qark ku, kur të mbarojë numërimi i votave, partia e parë mund të përcaktohet me një epërsi prej më pak se 1%. Në qarqet e tjera, partia e parë e qarkut ka epërsi të qartë nga e dyta, duke filluar me Shkodrën (epërsi 2.6%), e duke përfunduar me Beratin (epërsi 51%).

Në Qarkun Lezhë gara u bë kaq e ngushtë kësaj here, sepse PD+LSI+etj. (të bashkuara së fundmi në Aleancën për Shqipërinë Madhështore) morën shumë më pak vota se sa në zgjedhjet e vitit 2021 (krahasimi është bërë me votat e këtushme, sepse diaspora nuk votoi më 2021). Kështu, në gjithë Qarkun Lezhë, PD+LSI+etj. morën plot 12000 vota të këtushme më pak se më 2021. Nga ana tjetër, PS-ja mori 300 vota të këtushme më shumë dhe partitë e vogla plot 5300 vota të këtushme më shumë (shihni tabelën e mëposhtme).

Duke u futur më thellë në qark, PD+LSI+etj.e bënë gropën më të madhe elektorale në Bashkinë Kurbin, e dyta për nga popullsia në qark – gropa ishte plot 5500 vota. Në Bashkinë Lezhë gropa elektorale ishte plot 4700 vota, dhe në Bashkinë Mirditë 1800.

PS-ja pati rritje në dy bashkitë e mëdha, e sidomos në Bashkinë Kurbin (1200 vota). Ndërsa në Bashkinë Mirditë votat e PS-së u tkurrën plot 1100. Nga ana tjetër, partitë e vogla patën rritje proporcionale në të trija bashkitë e qarkut.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta