PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën me 341 vota! Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

17/05/2025 16:30

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

Nga numërimi i 11619 zarfeve nga 11841 që janë në total, PS-ja është përpara me 1557 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë, në avantazh ishte PD me 1898 vota.

Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.

Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.

Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila në një video të Top Channel udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta