Getty Images

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne Partez Pas Sans Moi”.

Në internet qarkulluan raportime se avioni i saj privat kishte ateruar në Bazel dje, por asnjë burim zyrtar nuk mund ta konfirmonte.

BBC shkruan se burime të brendshme në konkursin e këngëve thanë se, edhe pasditen e djeshme, ata nuk e dinin nëse këngëtarja do të shfaqej.

Gjatë provave, prezantueset kanë transmetuar një videomesazh nga Celine, duke u uruar konkurrentëve fat të mbarë dhe duke kërkuar falje që nuk mundi të vinte në Bazel.

Por e njëjta video u luajt gjatë gjysmëfinales së të martës, duke çuar në spekulime se organizatorët kanë planifikuar diçka tjetër për sonte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta