Spiropali pret Presidenten e Parlamentit Europian: Zgjedhjet rikonfirmuan mbështetjen e gjerë popullore për anëtarësimin në BE

16/05/2025 11:55

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite në Kryesinë e Kuvendit Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Spiropali nënvizoi se “Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është i rëndësishëm për Shqipërinë, rajonin dhe Europën. Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri rikonfirmoi mbështetjen e gjerë popullore për bashkimin me familjen europiane.  Këto zgjedhje mundësuan për herë të parë votimin nga jashtë vendit dhe dëshmuan pjesëmarrjen e lartë të Diasporës në procesin zgjedhor. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Parlamentit Europian dhe institucioneve europiane për këtë objektiv ambicioz, por të arritshëm.”

Spiropali e falenderoi Presidenten Metsola për vendimin për hapjen në Tiranë të Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëmdimor, një tjetër tregues i kontributit të Shqipërisë në zhvillimin, integrimin dhe paqen në rajon.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet sot në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta