Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, angazhohen 800 gazetarë të akredituar për të ndjekur aktivitetin

16/05/2025 11:50

Plot 800 gazetarë të akredituar janë angazhuar për Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë.

Përveç gazetarëve vendas, janë dhe ata nga shtetet e tjera, ku liderët e tyre janë në të ftuar në samit, raporton gazetari i top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek aktivitetin.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet sot në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta