“Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

16/05/2025 18:58

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas samitit të mbajtur në Tiranë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen e vuri theksin te siguria e Bashkimit Europian.

‘Riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i ynë’-tha kryeministrja daneze, e cila tha se unioni po përballet me një sërë sfidash. Ajo gjithashtu e vuri theksin te emigracioni dhe sanksionet ndaj Rusisë.

“Faleminderit për mikpritjen. Ishte mikpritje shumë e ngrohtë në Shqipëri sot. Europa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format ku shtetet ulen në tryezë dhe diskutojnë çështje të rëndësishme. Siguria do jetë çështja jonë kryesore, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është një kërcënim i madh.

Riartmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i ynë. Çështja nr.1 është siguria dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Ata janë angazhuar për armëpushim pro duhet të nxisim Rusinë duke shtuar sanksione. Ne jemi një treg vërtetë i madh. Duhet t’i japim fund karburantit dhe gazit nga Rusia. Duhet të jemi konkurrent që klientët të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër.

Një çështje është edhe emigracioni, migracioni ka qenë i pakontrolluar deh pasojat janë të panumërta. Unë them që ju keni bërë një punë shumë të mirë dhe jemi gati për të marrë stafetën”-u shpreh kryeministrja e Danimarkës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta