
Kryediplomatja e bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, teksa mbërriti në ambientet ku do të mbahet Samiti Politik Europian.
Ajo u ndal tek sanksionet që kanë në plan për t’i vendosur Rusisë, kjo për shkak të luftës që ai vijon në Ukrainë.
“Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për Rusinë, për energjinë. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me sanksionet sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të bashkuar sepse shohim qartë që Rusia nuk do paqe.
Për bisedimet në Turqi mendoj që është një propozim shumë i mirë. Për t’i ushtruar trysni Rusisë kemi ne mjete tona njësoj si Amerika që ka të sajat. Kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është e rëndësishme për rajonin të shohim si po ecën”.
Ajo foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të Posaçëm për Dialogun, presim normalizimin e marrëdhënieve”.
Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në 2030, ajo u shpreh:
“Mendoj që Shqipëria ka progres të shkëlqyer kur flitet për reformat. Për ne është në anën tonë, nga ana Europës duhet të merren hapat e duhur. Ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik që procesi i zgjerimit duhet të ndodhë”.
Top Channel