Kur ka nisur tashmë numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Tiranës sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.

Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.

Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë mbi 22 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është Erion Braçe, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.

Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, i cili është para Xhemal Qefalisë me mbi 120 vota. Ndërkohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.

Ish-ministrja Ermonela Felaj rezulton me 4240, ndjekur nga Mimi Kodheli me 379 vota.

Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.

1282/ 1282 QV total

1 Blendi Gonxhja 22016
2 Erion Braçe 20846
3 Ervin Hoxha 18940
4 Fatmir Xhafaj 12530
5 Ornaldo Rakipi 9552
6 Xhemal Qefalia 9423

7 Anila Denaj 8731
8 Toni Gogu 5997
9 Blerina Gjylameti 5751
10 Olta Xhaçka 5732
11 Etilda Gjonaj 5159
12 Kejsi Elezi 4954
13 Plarent Ndreca 4502

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta