Jennifer Lopez po përgatitet për paraqitjen e saj në skenë në American Music Awards 2025, të cilën do ta prezantojë edhe vetë.

Megjithatë, ylli 55-vjeçar, siç njoftoi në një postim në rrjetet sociale, pësoi një aksident gjatë provave, ku ju dëmtua fytyra.

Lopez ngarkoi foto në llogarinë e saj personale në Instagram pas incidentit të pafat. Në foton e parë që ndau me ndjekësit në internet, këngëtarja e famshme shfaqet duke mbajtur një pako akulli në sy. “Kjo ndodhi,” shkroi ajo. Në të dytën, Lopez tregoi hundën e fryrë dhe një çarje, ndërsa kishte mavijosje nën sy.

Shikoni fotot e shpërndara nga Jennifer Lopez

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta