“Jemi në moment kritik, armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë”/ Erdogan flet edhe për situatën në Lindjen e Mesme: Të hiqen sanksionet ndaj Sirisë dhe të ndihmohen banorët

16/05/2025 14:01

Duhet të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërtërijë kontinentin tonë, u shpreh presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, u kërkoi liderëve “të veprojmë të bashkuar dhe të orientuar nga fryma e veprimtarisë të përbashkët”.

“Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, duhet ndërtojmë një arkitekturë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse e qeverisjes globale. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim. Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, duhet të përfitojnë edhe aleatët që nuk janë pjesë e BE. Me këtë ide do të ishte në interes të sigurisë europiane. Koha ka treguar se nëse përçaheni jeni më të dobët, nëse bashkohemi jemi më të fortë. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilionë dollarësh, një industri konkurruese dhe një qasje të drejtpërdrejtë në tregje të mëdha konsumi, bashkimi doganor do të ndikojë në ekonominë e të gjithëve”.

Ai u ndal te lufta në Ukrainë, ku theksoi rëndësinë e bisedimeve me palën ruse.

“Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Gjithsecili po kontribuon, inkurajimi i palëve pa u imponuar asgjë është e rëndësishme. Duhet ndalur gjakderdhja. Sot po zhvillohen bisedime në Stamboll, në këtë fazë mbështetemi te të gjitha partnerët tanë për t’i mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces”.

Erdogan foli edhe për situatën në Gaza.

“Nuk kemi asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor sa i takon Gazës, përveç një armëpushimi të përhershëm duhen mobilizuar mjetet për dhënien e ndihmave dhe për të bërë Gazën të jetueshme sërish”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta