Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 15/11 18:40
Njëmbëdhjetë të burgosur janë arratisur nga një burg në New Orleans, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen dhe arrestimin e tyre.
“Herët këtë mëngjes u njoftuam se afërsisht 11 persona ishin arratisur nga një burg i qytetit”, tha Christopher Goody, një oficer policie vendase, në një konferencë për shtyp.
“Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm”, paralajmëroi ai.
Një nga të arratisurit u arrestua këtë mëngjes në qendrën historike të qytetit, tha Policia Shtetërore e Luizianës, duke shtuar se “kërkimi për të tjerët është duke vazhduar”.
Sipas mediave lokale, disa nga të arratisurit akuzohen për vrasje.
Top Channel