“Nuk u martuam sot” / Kryeministri Rama dhe homologia daneze përgjigjen për Top Channel se çfarë u diskutua për integrimin: Jemi gati të…

16/05/2025 19:17

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij daneze, Mette Frederiksen se çfarë u diskutua sot gjatë samitit lidhur me integrimin e rajonin e posaçërisht të Shqipërisë në një kohë kur kryeministri Rama e përsërit shpesh martesën e vonuar Shqipëri-BE.

“Nuk u martuam sot”-tha Rama me batutë, ndërsa kryeministrja daneze tha se Europa është pro zgjerimit, por procesi varet në meritokraci.

Gazetari Muhamed Veliu: A mund të ndani me ne çfarë u diskutua lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, sidomos lidhur me Shqipërinë?

Rama: Nuk u martuam sot.

Frederiksen: Por shpresojmë që po ecim përpara dhe të gjithë e kuptojmë që është një detyrë e rëndësishme. Procesi duhet të vazhdojë. Nga këndvështrimi europian mund të zgjerohemi, por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës sot, por të gjithë e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje.

Rama: Ju dëgjuat dje Presidentin e KIE që shpjegoi gjatë e gjerë se çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin me grupkapituj e kapituj, që ndjekin njëri-tjetrin. Është e rëndësishme për ne që kemi një sfidë në tryezë. Një agjendë për të përmbyllur negociatat, mendoj që mund ta bëjmë. Shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe për t’u siguruar që gjithçka mbështetet në rezultat. Por ky moment është fantastik, na duhet të përfitojmë nga ky moment dhe të shkojmë më tej.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta