
15/05 21:28
Presidenti amerikan, Donald Trump është bërë gjysh për herë të 11-të, pasi vajza e tij, Tiffany, lindi një djalë.
“Mirë se vjen në botë, djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam me gjithë zemër! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!” shkroi Tiffany Trump në një postim në Instagram, duke ndarë një foto të këmbës së foshnjës.\
View this post on Instagram
Donald Trump zbuloi në tetor se Tiffany dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, prisnin fëmijën e tyre të parë. Ai përmendi gjithashtu vjehrrin e tij, Massad Boulos, një biznesmen libanez i cili tani është këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel