Rubio nga Turqia: Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çojë në armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës

15/05/2025 09:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se presidenti amerikan Donald Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çonte në paqe midis dy palëve.

“Ai dëshiron të shohë fundin e luftës. Ai nuk do luftëra”, tha kreu i Departamentit të Shtetit për presidentin amerikan, nga Turqia.

SHBA-të duan të jenë konstruktive në çdo proces, vazhdoi Rubio i cili përsëriti se “nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin. Megjithatë, ekziston një zgjidhje diplomatike dhe ne duam të shohim përparim në ditët në vijim.”

“Sa më shpejt të ketë një zgjidhje, aq më pak njerëz do të vriten dhe do të ketë më pak shkatërrime”, përfundoi Marco Rubio.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta