Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar, nuk janë përfshirë punonjës…
15/05/2025 15:56
Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Në pranga ka rënë R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Policia thotë se në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.
Top Channel