EMRAT/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona
15/05/2025 20:00
Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar.
Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej mëngjesit të sotëm, i shtrirë në disa zona të qytetit të Korçës ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm.
Në pranga kanë rënë Renato dhe Albi Dishnica.
Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona, janë shoqëruar edhe të tjerë për t’u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.
Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.
Top Channel