Ndahet nga jeta aktori hollivudian i njohur për rolet e karaktereve të forta, mori pjesë në 3 filma të James Bond

15/05/2025 19:15

John Don Baker luajti dy role të ndryshme në tre filma të ndryshëm të superspiunit britanik, duke luajtur si rolin e një personazhi të mirë ashtu edhe atë të të keqit.

Aktori luajti në filmin e vitit 1987 “The Living Daylights”, “Goldeneye” të vitit 1995 dhe “Tomorrow Never Dies” të vitit 1997.

“Ndërsa i themi lamtumirë Joe Don Baker, ne i ruajmë kujtimet dhe dashurinë që ai ndau me ne”, tha fillimisht familja e aktorit në deklaratën e tyre të ngushëllimit.

“Edhe pse ai mund të mos jetë më me ne fizikisht, shpirti i tij do të mbetet gjithmonë, një dritë udhërrëfyese për jetët që ai preku”, vazhdoi familja e tij në të njëjtën deklaratë.

“U prehsh në paqe, Joe Don. Do të na mungosh shumë, por kurrë nuk do të harrohesh”, përfunduan ata.

Top Channel