
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet nesër në Tiranë.
Costa u shpreh se nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate, me të njëjtin ritëm, atëherë është plotësisht e mundur që të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian përpara vitit 2030.
“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete magjike, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria, pra arritjet e Shqipërisë dita-ditës e sapo të kemi përfunduar procesin, në atë moment Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i bashkimit Europian. Pse jo, madje edhe më përpara? Pse jo përpara vitit 2030?
Që do të thotë që në rast se Shqipëria do të vijojë me këto rezultate, me të njëjtin ritëm, atëherë është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian përpara vitit 2030. Megjithatë, e gjitha kjo varet nga ecuria juaj. Nëse do të vijoni me të njëjtin ritëm dhe unë jam i sigurt që me këtë mesazh të fortë që kam për qytetarët shqiptarë dhe për ju Edi, për ekipin tuaj, që t’i përgjigjemi të njëjtës pyetje a do të jetë e mundur apo jo, sepse ndoshta pyetja do të jetë që po, unë këtë dëshiroj të dëgjoj që Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti“-u shpreh zyrtari i lartë.
Top Channel