“Shkojmë bashkë inspektojmë burgjet”, Korreshi batuta me Zegjine Çaushin te Ligjet: Ik vetëm më mirë, por të këshilloj të… 02/02 12:23
Vizitën në Shqipëri kryeministri UK Keir Starmer e ka nisur në portin e Durrësit.
Nga fotot ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu shikohet kryeministri Starmer duke parë në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.
NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.
Një hetim i përbashkët i SPAK dhe NCA disa muaj më parë shkatërroi një grup kriminal shqiptarë të cilët dërgonin armë nga Shqipëria drejt UK.
Top Channel