“Fitore e patronazhuar”/ Rakipllari debat me Lelën në “Top Story”: Analizo shifrat, koalicioni i PD mori 220 mijë vota më pak se në 2021

15/05/2025 21:36

Në studion e ‘Top Story’, drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela u shpreh se zgjedhjet e 11 majit favorizuan Partinë Socialiste dhe fitoren e quajti të ‘patronazhuar’.

Në përgjigje të tij, drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari tha se analiza duhet të fokusohet te rezultati i votave, krahasuar me vitin 2021, ku PD ka humbur shumë mbështetje.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Lela: Po të bëhet lajm opozita, fshihet lajmi kryesor. I shkëputur nga xhaketa e personazhit që jam, do thosha që lajmi është pabarazia industriale në zgjedhje. Një fitore e patronazhuar. Vet rezultati flet për diçka që nuk shkon. 83 mandate, 12 vjet, e mbushur me skandale. A ka qen qeveria jonë kaq e mirë, mund të dalë dikush ta thotë? Skandale pafund, nga 74, nuk ka sens që një qeveri të ndodhë kjo.

Rakipllari: Këto nuk ishin zgjedhje më të mira sesa kanë qenë 5-6 herët e fundit, por në kushtet kur në Shqipëri mbahet samiti i Europës, kur shumica e liderëve e kanë uruar kryeministrin. Një fitore e certifikuar. 83 mandate, analiza është e thjeshtë. PS ka marrë vota më pak sesa në vitin 2021. Duhet të analizojmë shifrat. PS 30 mijë vota më pak, PD me koalicionin rreth 220 mijë vota më pak. Opozita ka marrë shumë më pak vota. Logjika është këtu.

Lela: pse u falën gjobat dy ditë para zgjedhjeve

Rakipllari: Nuk ka asnjë ndikim kjo

Lela: Duhet të thuash që këto gjëra nuk bëhen, nuk falen 10 mln euro gjoba në shkelje të ligjit.

Rakipllari: Raporti i OSBE/ODIHR thoshtë që partia në pushtet ka marrë avantazhe në garë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta