Everton apo Chelsea? Armando Broja në kryqëzim për sezonin e ri, BBC zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

15/05/2025 10:00

E ardhmja e Armando Brojës mbetet e paqartë, teksa raportimet e fundit sugjerojnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë as te Chelsea dhe as te Everton pas përfundimit të sezonit.

Sipas BBC Sport, Chelsea është duke shqyrtuar mundësitë për të shitur përfundimisht Brojën, ndërsa Everton nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të aktivizojë ndonjë klauzolë për transferimin e tij të përhershëm.

Pavarësisht një marrëveshjeje paraprake mes dy klubeve që parashikon një mundësi blerjeje, mungesa e formës së Brojës, i cili ende nuk ka shënuar këtë sezon, duket se ka ndikuar në vendimin e klubit nga Goodison Park për të mos vazhduar me sulmuesin.

Në të njëjtën kohë, Chelsea nuk ka ndërmend të lejojë një tjetër huazim për Brojën, i cili ka qenë pjesë e katër huazimeve që nga debutimi me “Blutë”. Klubi londinez kërkon tashmë një zgjidhje të përhershme për të ardhmen e 22-vjeçarit, duke e përjashtuar opsionin e një tjetër transferimi të përkohshëm.

Në këto rrethana, është gjithnjë e më e mundshme që Broja të largohet përfundimisht nga Chelsea në merkaton e verës, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta