
Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel.
Ai ka dalë i dyti më i votuar në këtë listë, por pa siguruar një mandat, pasi i ka kaluar Arian Ndoja që ka deri tani 8209, ndërsa Kalaja 7255 vota.
Sipas këtij të fundit votat e tij janë manipuluar brenda kutisë, dhe akuzat i drejton brenda partisë së tij.
“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.
Top Channel