Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën anësore
15/05/2025 13:32
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel