
Gazetari Anri Bala është ‘përplasur’ me zëdhënësin e PD Alfred Lela dhe kandidatin Aulon Kalaja në ‘Top Story’.
Sipas tij, kjo opozitë është me e keqja që ka pasur ndonjëherë vendi dhe demokratët duhet t’i kërkojnë largimin Berishës.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Anri Bala: Nuk e thotë askush që është qeveria më e mirë. ju jeni opozita më e keqe që ka parë ky vend
Alfred Lela: Kur ishte më e mirë kur ishte Basha?
Bala: Më mirë ka qenë Basha. Ti nuk je opozitë par mua, është Arlind Qorri është Agron Shehaj, nuk jeni ju. Ju keni hyrë të humbni dhe për turpin tuaj nuk ia keni pranuar qytetarëve
Lela: Pse i latë me 1 mijë vota
Bala: Ligjin me lista të mbyllura e keni bërë prap ju humbësit
Lela: Si more e kemi bërë ne. E ka bërë kodin Edi Rama.
Bala: Ju qani hallin pse u katandisët me aq pak vota, mos qani hallin e kalorësit. A keni këllqe t’i thoni atij zotërisë largohu?
Kalaja: Ti je thjesht patronazhist.
Top Channel