
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është i hapur për të marrë pjesë në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që pritet të zhvillohen në Turqi, nëse në to merr pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë udhëtimit nga Riadi drejt Dohas, Trump u shpreh për gazetarët se është i gatshëm të angazhohet personalisht për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.
“E di që Putini do të donte që unë të isha atje. Kjo është një mundësi. Nëse do të mund ta përfundonim luftën, do ta mendoja seriozisht këtë”, tha Trump.
Ai shtoi se nuk është i sigurt nëse presidenti rus do të merrte pjesë në bisedime nëse vetë Trump nuk do të ishte i pranishëm.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të përfaqësojë SHBA-në në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë që zhvillohen nesër në Turqi, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane
Top Channel