Shpërthen në flakë një depo kimike në Spanjë, 80 mijë banorëve u jepet urdhër të mbyllen në shtëpi

14/05/2025 18:50

Ka shpërthyer në flakë një depo kimike pranë Sevijës në Spanjë.

Rreth 80,000 njerëzve iu tha të qëndronin brenda, me dritaret dhe dyert e mbyllura, për çështje sigurie.

Shërbimi zjarrfikës u njoftua rreth orës 13:20 (sipas kohës lokale) kur banorët raportuan se kishin parë një re të madhe tymi të zi që ngrihej nga një fabrikë në zonën industriale “La Red” të Alcala de Guadaira, një qytet me 77,000 banorë vetëm 15 kilometra larg Seviljes.

Shërbimet e shpëtimit urdhëruan evakuim paraprak të zonës industriale. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Është hera e dytë brenda pak ditësh që mijëra spanjollë detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri në objektet industriale. Një urdhër i ngjashëm iu dha 150,000 njerëzve në Katalonjë të shtunën e kaluar në mëngjes, kur një re toksike klori u shkaktua nga një zjarr në një depo ku ruheshin produkte për pastrimin e pishinave.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta