
Një 29-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe kanosur një vajzë të re në zonën e Astirit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur kapjen e autorit.
I arrestuari është identifikuar si J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.
Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një 29-vjeçare, duke e privuar nga liria për disa orë dhe duke e kanosur për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u mor si provë materiale për hetimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.
Top Channel