
Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.
I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”.
“Ne jemi opozitë që kemi faktuar, we changed the world. E kemi bërë. Do ta bëjmë tani akoma. E drejta e këtij populli për votën e lirë do mbrohet. Mos harroni, ne kemi kaluar periudha dhe kemi fituar, dhe do fitojmë. Unë u them demokratëve se nuk ka mision më të shenjtë se sa ti dalim zot të drejtës themelore të shenjtë të qytetarëve shqiptarëve për të votuar të lirë”.
Gazetarët e pyetën po ashtu Berishën nëse do të bëjë një analizë të brendshme pas humbjes në 11 maj.
“PD në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve dhe pastaj të gjitha të tjerat. Emergjenca janë zgjedhurat e grabitura që nuk i falen narkodiktatorit. Cilido që mendon ndryshe le të hedhë poshtë njërën nga faktet që kemi paraqitur”.
Top Channel