Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja si parashikohet moti këtë të mërkurë
14/05/2025 07:18
Sot, vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në zona të ulëta dhe bregdetare priten era më të forta, deri në 13 m/s.
Deti do të jetë i përshkueshëm me valëzim të lehtë deri mesatar, në shkallën 1 deri në 3 ballë.
Top Channel