“Për ta, qëllimi justifikon mjetet”, Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

13/05/2025 21:50

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatin e opozitës.

Gonxhja, i cili ka siguruar mandatin e deputetit, u shpreh iu dhimbs PD e drejtuar në këtë formë, ndërsa shtoi se ‘janë krejtësisht out’.

Ai nuk ka nevojë ta thotë pasi është e parathënë (referuar Berishës për njohjen e zgjedhjeve). Mishëron në tërë qëndrimin e tyre sesi veprojnë politikisht, nuk njohin asnjë rezultat. Për ata qëllimi justifikon mjetet. Mua më dhimbset PD e drejtuar në këtë formë, në anën ekonomike. Janë krejtësisht out, nuk janë në terren, nuk merren vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.

Më tej ai komentoi votimin e së dielës, ku mori vëmendje për menyrën se si u paraqit. Gonxhja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe qeni i tyre.

Mua më pëlqen të shkëlqej te puna. Kemi dhe Lokin që është maçoku ynë, por e lamë vetëm pasi nuk e merrnim dot”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta