Numërohen 1189 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS me 19 mandate, ja sa vende në Kuvend marrin demokratët nga kryeqyteti
13/05/2025 16:45
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1189 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 50 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 140517 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 19935 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Top Channel