Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 448 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.

Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar.

PS ka siguruar 53083 vota, ndërsa PD ka marrë 24094 vota.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.

Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta