
Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi rrëmbeu një person.
Autori e ka mbajtur në makinë 31-vjeçarin për rreth dy orë, teksa e ka goditur me grushte.
Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij shtetasin L. M., 31 vjeç.
“Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel