Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur
13/05/2025 22:32
Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike dhe me një ndarje mandatesh 2 për PD dhe 1 për PS.
Tashmë në këtë qark vijon numërimi për kandidatët e listës së hapur, të cilët garuan në këto zgjedhje për të marrë një ulëse në Kuvendin e ri.
Në këtë qark PS nuk ka marrë asnjë vend në Kuvend për kandidatët e listës së hapur, ndërsa PD ka marrë vetëm një.
Sipas KQZ, deri tani janë numëruar 122 nga 139 kuti, ku rezulton se PD do të çojë në kuvend nga lista e hapur Isuf Çelaj.
PD 1 kandidat nga lista e hapur:
Isuf Çelaj 6947 vota
Top Channel