Një video që është bërë virale në internet tregon se si do të dukeshin yjet e showbiz-it pa filtra ose botox. Një estetiste me qendër në Dubai, Marina Polta, e ndau këtë klip në llogarinë e saj personale në Instagram, e cila përdor Inteligjencën Artificiale (IA) për të portretizuar gratë e famshme pa asnjë lloj kozmetike.

Klipi i saj arriti të mbledhë 1.5 milion shikime. Midis tyre ishin Kim Kardashian, Blake Lively, Taylor Swift, Megan Fox dhe Selena Gomez.

Video mban mbishkrimin: “Si do të dukeshin të famshmit pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale kozmetike”. Le të jemi të sinqertë – bukuria natyrore rrallëherë mbetet e paprekur këto ditë. Pas çdo fytyre “të lehtë” dhe shkëlqimi të përsosur fshihet një përzierje sekrete e shkencës dhe kujdesit personal.”

Sipas asaj që pretendon Marina Poltza në postimin e saj, sekreti pas pamjes së përsosur të yjeve të Hollivudit nuk kufizohet vetëm te grimi apo te mbushësit e rastit. Siç shpjegon ajo, është një sistem i plotë trajtimesh të avancuara estetike dhe ndërhyrjesh të specializuara që formësojnë tiparet dhe ruajnë shkëlqimin e tyre.

Gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm, vëren ajo, duket se mbështeten në teknikat e shtrëngimit të fytyrës, trajtimet speciale të fytyrës dhe injeksionet përmirësuese, të cilat veprojnë diskrete por me vendosmëri. Pasi renditi një sërë trajtimesh që ajo beson se janë pjesë e manualit të bukurisë së të famshmëve, bukuroshja përfundoi: “Çështja nuk është të falsifikosh rininë, por ta pushtosh atë.”

Marina Polta sqaroi se qëllimi i saj nuk ishte të ofendonte ose të mashtronte askënd. “Qëllimi është të hapet një bisedë rreth standardeve të bukurisë dhe shëndetit modern të lëkurës – jo të kritikohet ose të bëhen supozime rreth pamjes së askujt”, shkroi ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta