Shtyrja e rezultateve të votimit elektronik ‘mbajtje me hatër për PD’? Celibashi: S’është peshqesh prej KQZ, por…

12/05/2025 00:28

KQZ ka vendosur që rezultatet e votimit elektronik nuk do t’i publikojë në kohë reale, por në orët e para të mëngjesit të së hënës.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse ky vendim vjen si një ‘mbajtje me hatër” për PD, pasi ishte kërkesa e këtyre të fundit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh:

Gjithsekush  bën vlerësimin e vet në lidhje me akte dhe vendimmarrje, mesa duket dikujt i mungon qetësia dhe aftësia për të vlerësuar siç duhet të gjithë elementët që lidhet me një proces zgjedhor. Asgjë nuk është peshqesh prej KQZ por prej politikës.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta