E ndërsa vijon agonia e orëve të fundit të numërimit të votave në qarkun Shkodër, sot ky qytet ka dhe një aktivitet sportiv tejet të rëndësishëm…

Sot luhet finalja e madhe e superiores, ku Vllaznia ose Egnatia do të shpallet Kampion i Shqipërisë. Nëse fiton Vllaznia, shkodranët do të shpallen Kampion të Shqipërisë pas 24 vitesh.

Ndoshta është një rastësi, por në orën 20:00 kur nisi ndeshja, komisionerët dhe numëruesit e palëve politike në Shkodër kërkuan që të bëjnë pushim.

Ndoshta teksa pushojnë, ndjekin edhe skuadrën e zemrës në një ditë kaq të rëndësishme, që mesa duket në këto orë të nxehta politike, kampet i ka bërë në një mendje.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta