PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve
12/05/2025 21:53
Janë numëruar 139 kuti nga 139 në këtë qark, ku PD ka fituar me 18934 vota, duke krijuar një diferencë të thellë me socialistët.
Ndërkohë PS ka marrë 10970 vota. Ndiqet nga PSD me 5061 vota.
Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 227 vota deri më tani.
PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.
Tashmë ka nisur numërimi dhe për kandidatët, ku te PD udhëheq Elvira Peka me 1822 vota, ndërkohë nga listat e mbyllura, kanë siguruar mandat deputeti Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe Eduard Shalsi nga Partia Socialiste.
Top Channel