Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor, ndërron jetë pasagjerja

12/05/2025 13:18

Dy të aksidentuar me motor janë regjistruar në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar, me pasagjeren që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, motomjeti me drejtues shtetasin austriak F. P., 63 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 61 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja në motomjetin që drejtonte 63-vjeçari, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.

Policia po merr në pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të zbuluar dhe shkakun e aksidenti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta