Zgjedhjet parlamentare, votuan 139 nga 144 të paraburgosur në Elbasan
11/05/2025 19:05
Në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit kanë votuar 139 të paraburgosur nga 144 në total.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se 1 nga të paraburgosurit ka refuzuar të votojë, ndërsa 3 të tjerëve nuk u është lejuar nga gjykata.
Sakaq mësohet se një tjetër i paraburgosur nuk ka mundur të votojë pasi është sëmurë.
Top Channel