Zgjedhjet 2025! Raportohet për fotografim vote në lagjen “5 Maji” në Elbasan, si u zbulua votuesja
11/05/2025 08:58
Raportohet se në lagjen 5 maji në Elbasan ka pasur një rast të fotografimit të votës.
Teksa procesi zgjedhor 2025 vijon, rasti është zbuluar dhe më pas u vijua me procedurat e nevojshme.
Personi që fotografoi votën u ndalua nga komisionerët e qendrës se votimit.
Majlinda Cani, një zonjë në QV 2321, KZAZ 49, lagjja 5 maji, shkolla “Hamit Mullisi”, ka votuar dhe ka fotografuar votën.
Kanë dëgjuar blicin dhe e kanë ndalur, më pas rasti u referua në polici.
Top Channel