“S’ka burrë nëne…”, komisionerët e PD bllokojnë procesin e votimit në Lushnjë, ndërhyn policia
11/05/2025 11:03
Komisionerët e Partisë Demokratike kanë bllokuar për disa momente procesin e votimit në një qendër votimi në Lushnje.
Komisionerët janë përplasur fizikisht me njëri-tjerin, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë.
“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
Pas incidentit votimi është pezulluar dhe më pas me qetësimin e situatës është rikthyer.
Top Channel